Telegrafi

Ilinden: Irinej, goranët nuk janë serbë

Shoqata maqedonase ”Ilinden” në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të patriarkut serb, Irinej, i cili deklaroi para ca ditësh se goranët janë serbë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata e konsideron si mjaft skandaloze deklarimin e Irinejit, duke mohuar pohimin e tij dhe duke thënë se në rajonin e Gorës nuk ka pakicë serbe, por ka vetëm pakicë maqedonase.

Për këtë shoqatë, goranët flasin gjuhë maqedonase dhe njiherit të njëjtën gjë ia rikujtojnë patriarkut Irinej./Telegrafi/