Site icon Telegrafi

Maqedonasit e Shqipërisë të kënaqur nga vendimi i Qeverisë së Shqipërisë

Shoqata maqedonase ‘Ilinden’ me seli në Tiranë e ka përshëndetur miratim e Propozim-ligjit për mbrojtjen e pakicave, çka qeveria shqiptare e ka miratuar para dy ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata me vlerësimin se ajo duhet të përfaqësojë hapërimin dhe kuadër ligjor për zbatimin e të drejtave legjitime të pakicave, njofton AIM.

‘Në emër e maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, e përshëndetë këtë hap të qeverisë së Tiranës. Me ligjin Qeveria, si komunitet me pakicë, i pranon komunitetet maqedonase, greko, vllehët, romët, malazezët, serbët, boshnjakët dhe egjiptianët. Ajo është reale në Shqipëri, kur bëhet fjalë për pakicë’, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Ajo çka është më veçanërisht vlerësohet si fitore, sipas Ilinden, është fakti se Qeveria e konfirmon se në Shqipëri jetojnë maqedonasit dhe jo bullgarët, ashtu siç përpiqet deputetët bullgarë, Andrej Kovaçev dhe Angell Xhambaski përmes Rezulutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë të ‘dëshmojnë’ ekzistimin e bullgarëve në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version