Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, është parë duke pirë cigare në një kafene në qendër të Shkupi, në pjesën ku është e ndaluar me ligj pirja e saj.
Për dallim nga personat tjerë të cilët dalin jashtë në kohë të ftohtë të pinë duhan, Dimovski me shokët duhanin e pijnë brenda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vizitorët e kafenesë për A1 thonë se kjo nuk është hera e parë. Dimovski ka privilegj që duhanin ta ndez edhe brenda.
Përndryshe, dënimi për pirje të cigares në hapësirat e mbyllura ku është e ndaluar me ligj është prej 150 deri 300 euro për personat fizik./Telegrafi/