Telegrafi

Ilija Dimovski: Nuk do të votoj për ndryshim të Kushtetutës

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, përmes një postimi në rrjetin “Twitter” ka thënë se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Dimovski thotë se gjatë fushatës për referendumin e 30 shtatorit ka paralajmëruar se situata do të vijë deri në këtë pikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“As nuk mendoj, as nuk do të mendoj. Qëndrimin tim e kam thënë prej kur kam qenë bartës i listës në zgjedhje. Përkundrazi, në fushatë paralajmërove se do të vijmë deri këtu, për fat të keq qytetarët nuk besuan. Nuk do të votoj për ndryshim të Kushtetutës”, shkruan Dimovski.

Përndryshe, përveç tij edhe disa deputetë tjerë të partisë opozitare maqedonase kanë dalur kundër ndryshimeve kushtetuese, të cilat dalin nga marrëveshja e arritur me Greqinë për emrin./Telegrafi/