Site icon Telegrafi

Ilievski: Do të intensifikohen aktivitetet e “Për Maqedoni të përbashkët”

Bogdan Ilieski, njëri nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, sot deklaroi se aktivitetet e iniciativës nuk do të ndalen, por do të forcohen gjatë periudhës së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit sot në protestat në Ohër, kërkuan të formohet platformë maqedonase në interes të Maqedonisë multietnike dhe të përbashkët, dhe jo të zbatohet dygjuhësi dhe shtet binacional dhe gjithë partitë të largohen nga Deklarata e Tiranës.

Ata gjithashtu kërkuan të mos zgjidhet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, gjë që kërkohet me ngulm nga partitë shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version