Ish trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Iliveski, ka folur për mediat maqedonase para ndeshjes Kosova-Maqedonia, e vlefshme për Grupin C parakualifikues për Kampionatin Botëror Kina 2019.
Ai duke e njohur mirë ekipin e Kosovës dhe veçanërisht basketbollistët e saj, u ka bërë të ditur mediave maqedonase se rreziku vjen nga Dardan Berisha.
Ilievski ka lëvduar kapitenin e reprezentacionit të Kosovës, ndërsa ka porositur që nëse ndalet Dardani, gjysma e punës ndaj Kosovës është e kryer.
“Nuk është ndonjë fshehtësi që Dardan Berisha është lojtari më i mirë i tyre dhe arma kryesore e Kosovës. Ai është kapiten i reprezentacionit dhe është trajner në fushë të lojës për Kosovën. Po flasim për një lojtar që është sulmues i kompletuar në basketboll dhe mund të shënojë nga çdo pozitë,” ka thënë Ilievski për portalin Ekipa të Maqedonisë, transmeton borozani.
Për më tepër, Ilievski, që aktualisht është trajner i ekipit të ri të basketbollit maqedonas, Bloktechna, ka thënë se atmosfera në palestrat kosovare di të jetë e çmendur, por kjo mund të jetë presion jo vetëm për mysafirët, por edhe për vendasit.
“Palestra pres që të jetë për plotë, ndërsa publiku ditë krijojë presion. Sidoqoftë, Maqedonia duhet të menaxhojë mirë këtë fakt dhe të hedh presionin te lojtarët vendas,” ka shtuar ai. Me Ilievskin si trajner, Sigal Prishtina, ka fituar titullin e parë ndërkombëtar në basketboll, në Ligën Ballkanike.