Site icon Telegrafi

Ilievski optimist për fitore ndaj AEK Larnacas

Ilievski ka thënë se kjo është ndeshja kryesore e prishtinasve në garat evropiane dhe premtoi se do të tregojnë lojë të mirë deri në momentet e fundit të takimit.

“Kjo është ndeshja e fundit në grup dhe askush nuk ka pritur që pikërisht kjo ndeshje të vendos për fatin e tri skuadrave për të kaluar në fazën e dytë, me përjashtim te Energias që tashmë ka siguruar fazën tjetër. Gjasat për ne që të kualifikohemi ekzistojnë ende dhe kjo është me rëndësi”.

“Nuk është reale të prognozojmë rezultatin, por detyra jonë është që kundër AEK-ut të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat sa më të mirë. Kemi probleme të mëdha, me lëndime dhe lodhje të lojtarëve. Kjo garë është shumë e fortë kurse ne jemi ekipi i vetëm që marrim pjesë në tri kompeticione në Evropë njëkohësisht”.

“Ndeshja jonë do të zgjasë dy ditë, pasi një ditë pas duelit tonë me AEK-un do të luajnë Astana me Energian dhe nuk do të jemi të qetë deri pas përfundimit të kësaj ndeshjeje. AEK-u është një ekip serioz me lojtarë cilësor kurse duhet përmendur Primozh Brezec që i shton ekipit cilësi dhe përvojë, Në ndeshjen e parë, AEK-u ka dëshmuar se është efikas në gjuajtjet për tri pikë kurse në do të mundohemi ta ndalim Brezecin si pikën e tyre më të fortë edhe pse jemi të hendikepuar”.
 

Exit mobile version