Telegrafi

Ilievski nuk do të mbështesë protestat e sotme kundër gjuhës shqipe

Bogdan Ilievski – Batman në një deklaratë për Makfaks tha se nuk do të mbështesë protestat e sotme të “Tvrdokorni”, pasi nuk pajtohet me disa elemente në organizimin e protestave, edhe pse qëndrimi i tij është kategorikisht kundër, për siç thotë, ligjin jokushtetues të gjuhës shqipe.

“Sot përsëri kemi protesta me parulla në të cilat ka disa elemente me të cilat unë personalisht nuk pajtohem dhe për këtë arsye nuk do t’i mbështes, edhe pse jam kundër ligjit jokushtetuese për dygjuhësi, ndërsa maksimalisht mbështes të drejtën për protestë demokratike”, tha Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se pse protestat organizohen para shtabit të OBRM-PDUKM-së, Ilievski tha se më e logjikshme do të ishte sikur të organizoheshin para shtabit të LSDM-së.

Ilievski nuk dha përgjigje nëse iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” do të organizojë protesta dhe aktivitete të ngjashme si më herët.

Ndryshe, organizata “Tvrdokorni” së bashku me disa organizata tjera për sot ka planifikuar protesta kundër sjelljes së ligjit për gjuhën shqipe./Telegrafi/