“Sulmuesit nuk i njoh, pasi kanë maska në kokë, përveç sulmuesit të Radmilla Sheqerinska”, deklaroi Bogdan Ilievski, njëri nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Ai u shpreh se njerëzit që u futën në Kuvend janë të qetë dhe nuk kanë dashur të sulmojnë askënd, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por, nga video inçizimet mund të shihet se të pranishmit duartrokasin sulmuesit me maska të zeza, të cilët po zbritnin nga shkallë e Kuvendit.
Ilievski deklaroi se nuk ndjen përgjegjësi për ngjarjet në Kuvend. Ai njoftoi se gjatë kësaj fundjave nuk kanë planifikuar asnjë aktivitet dhe se me protestat do të fillojnë gjatë ditës së martë./Telegrafi/