Bogdan Ilievski nga iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët sot shkaktuan dhunë të paparë mbi deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë se ata nuk e përkrahin dhunën dhe se dhuna nuk është e mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne jemi këtu 60 ditë në rrugët me energji të mirë, sot tentuan të bëjnë grusht shtet, ndërsa populli u përgjigj. Askush këtë nuk mund ta kontrolloj. Një është e qartë se do të qëndrojmë këtu deri sa të sqarohet situatea, kjo mund të mos jetë vetëm një natë e gjatë, mund të jenë dy, tre, pesë javë, por njerëz nuk kemi opsion tjetër”, ka thënë Ilievski./Telegrafi/