Site icon Telegrafi

Ilievski dhe Dimovski ikin nga emisioni, shkak debati për shqiptarët

Bogdan Ilievski dhe Boris Damovski, aktivistë të nismës qytetare “Për Maqedoni të bashkuar” sonte, përderisa ishin mysafirë në emisionin “Top Tema” në televizionin Tellma, së bashku me deputetin Pavle Bogoevski dhe aktivistin qytetar Bojan Mariçiq, janë ngritur dhe e kanë lëshuar debatin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilievski dhe Damovski kanë theksuar se po e lënë debatin sepse nuk “ishte interesant” dhe janë falenderuar për ftesën. Së pari është larguar Damovski kurse Ilievski tha se solidarizohet me të.

Ilievski dhe Damovski janë duke udhëhequr protestat e iniciativës të të ashtuquajturës nismë qytetare. /Telegrafi/

Exit mobile version