Telegrafi

Ilievski: Dalja në rrugë nuk është për kot

Njëri nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, sot nga sheshi “Maqedonia” theksoi se nuk mund të zgjidhjet për kryetar të Kuvendit një person që nuk distancohet nga Deklarata e Tiranës dhe nuk e dënon atë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk shpjegoi se në cilën mënyrë do të ndalojnë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, por theksoi se deri tani protestat e tyre kanë dhënë rezultat dhe sipas tij, po ndjehet presioni i madh i popullit.

Edhe sot nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” protestuan në disa qytete të Maqedonisë./Telegrafi/