Site icon Telegrafi

Ilievska: Pasuria ime daton që nga koha kur nuk isha sekretare shtetërore

Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Anastasija Ilievska pas lajmit në Telegrafi Maqedoni ”E dielë, në kafe me veturë zyrtare” ka reaguar duke thënë se pasuria e saj daton që para se të jetë ajo sekretare.

Ajo ka reaguar duke thënë ”Detyrat dhe obligimet e mija si sekretar shtetëror i kryej sipas ligjeve dhe detyrave që lidhen me funksionin tim për të ndikuar në krizën politike dhe krizën e emigrantëve në Maqedoni. Ky është një temtim për të defokusuar opinionin dhe vëmendjen nga puna ime. Ju siguroj se i gjithë kapitali që e zotëroj është i imi dhe daton që nga koha kur nuk isha në funksion.” thotë Anastasija Ilievska, sekretare shtetërore në MPB./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: E dielë, në kafe me veturë zyrtare (Foto)

Exit mobile version