Prapa dyerve të mbyllura, pa gazetarë dhe publik, Këshilli do të vendosë të enjten nëse kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski do të largohet nga detyra. Për veprim joprofesional, parashtresa janë ngritur edhe për kolegët e tij Xhemali Saiti, Rahila Stojkovska, Risto Katevenovski dhe Faik Arslani.
Për të gjithë tashmë Këshilli i shfuqizuar për përcaktim të përgjegjësisë, ka vërejtur veprim të pandërgjegjshme në rastin e arratisjes së biznesmenit të akuzuar Sead Koçan.
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Dane Iliev beson se Këshilli Gjyqësor duhet të jetë transparent edhe kur vendos nëse do të shkarkojë një gjyqtar të caktuar.
“Këshilli duhet të përcaktojë nëse ka kushte për përgjegjësi apo jo, duhet të fillojë një hapje publike duke theksuar faktin, për çfarë shkarkimi dhe shkeljesh kërkohet. Nëse janë lëndore apo sistemore”, deklaroi Dane Iliev, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë.
Iliev konsideron se është e papranueshme në publik të mbizotërojë mendim aq negativ për Gjykatën e Lartë./Alsat/