Site icon Telegrafi

Ilda flet pas largimit nga Supersporti: Nuk po e gjeja veten, dua të bëj gjëra më të bukura

Ilda Bejleri muaj më parë bëri të ditur se është larguar nga Supersport dhe kjo gjë u komentua mjaft shumë në shtypin rozë.

Kjo ngase thuhej se prezantuesja shqiptare u përfol për një përplasje me gazetarin Dritan Shakohoxha.

Lexo po ashtu Plas sherri mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës

Së fundmi, bukuroshja ka sqaruar arsyet e largimit nga vendi i saj i punës ku qëndroi për 11 vite si dhe tregoi raportin që ka me Dritanin në emisionin “Wake up” në Top Channel.

Ilda Bejleri në emisionin “Wake Up” (Foto: YouTube)

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, ka thënë Ilda.

Derisa u pyet për marrëdhënien me komentatorin Shakohoxha, ajo nuk i ka kursyer ironitë duke shtuar se:

“Konflikt real nuk ka përse të ketë sepse ne jemi dy njerëz që secili vazhdon punën e vet . Unë nuk është se këto 11 vite e kam pyetur Shakahoxhën për asgjë kështu që, përgjigja mu duk e tepruar por gjithsesi vazhdon seriali ‘burrat që urrejnë gratë’, nuk ka asgjë për t’u çuditur. Shakahoxha është një nga ata njerëz që pak a shumë unë se kuptoj me profesionin që ka njëherë del menaxher gazetarësh, sportistësh, brigadier nuk e gjen veten mbi të gjitha”, ka thënë për Shakohoxhën mes të tjerash Bejleri. /Telegrafi/

Exit mobile version