Prezantuesja e njohur e ekraneve shqiptare, Ilda Bejleri, është spekuluar për një lidhje me deputetin e PD-së, Klevis Balliu.
Ka kohë që moderatorja e emisioneve sportive përfolet për një lidhje me deputetin shqiptar, ndërsa në media kanë qarkulluar lajme nga më të ndryshmet.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Luana Vjollcës, Shiko kush LUAN, bukuroshja e ekranit është pyetur pikërisht për këtë gjë.
Ajo ishte përballë reperit të Kaos, Lumi B, i cili ia parashtroi pyetjen për thashethemet rreth lidhjes me Balliun.
Mirëpo, përkundër insistimit të të gjithëve që ta pranonte publikisht lidhjen, Ilda nuk e bëri këtë gjë.
Megjithatë, veprimi i saj duke mos e mohuar lidhjen eventuale, vetëm sa i ka shtuar spekulimet.
Ilda dhe Klevisi u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit para disa muajsh, mirëpo asokohe mohuan të ketë pasur diçka ndërmjet tyre.
Edhe pse ende asnjëri nuk e ka pranuar lidhjen, mediat në Shqipëri thonë se lidhja e tyre tashmë është konsoliduar dhe ata shumë shpejt do të jetojnë bashkë. /Telegrafi/