Telegrafi

Ilda Bejleri: Unë jam më e mirë se ishja jote dhe më e mirë se e ardhshmja

Ilda Bejleri konsiderohet si një ndër moderatoret më të bukura të botës sportive.

Bukuroshja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi mjaft joshëse në llogarinë personale në Instagram teksa e shoqëruar edhe me një mesazh.

“Unë jam më e mira se ishi jot dhe më e mirë se e ardhshmja. Bëhu falënderuese ndaj miqve, diell i nxehtë dhe ujë i ftohtë”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Theksojmë se zeshkania është raportuar për disa kohë që është në lidhje me ish-deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu.

Lexo po ashtu Ilda Bejleri për herë të parë në stadiumin "Fadil Vokrri": Kam prejardhje nga Gjakova

Ndryshe, Bejlerin do ta shohim edhe më tej në ekranet e mëdha televizive me emisionet sportive. /Telegrafi/