Ilda Bejleri është padyshim një nga gazetaret më seksi dhe të suksesshme shqiptare.
Moderatorja e “SuperSport” e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” ka folur rreth djemve të Kombëtares Shqiptare.
E pyetur se cili është lojtari më simpatik në grupin kuqezi, bukuroshja e pati të vështirë të zgjidhte njërin prej tyre.
Megjithatë siç duket për syrin e Ildës më simpatik është mesfushori kosovar Eros Grezda.
Ajo tha se ne kombëtare ka shumë djem simpatikë por i vetmi që mund të bëjë diferencën pak më shumë është Grezda.
Ndryshe, ky i fundit luan për skuadrën kroate të Osijekut, ku këtë sezon ka shënuar tre gola në 14 paraqitje. /tch/telegrafi/