Telegrafi

Ilda Bejleri e pranon se është në një lidhje dashurie

Ilda Bejleri (Foto: Instagram)

Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Ilda Bejleri, është përfolur shpesh herë për jetën e saj private por asnjëherë nuk ka mohuar apo pohuar diçka në lidhje me statusin e saj.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ishte e ftuar speciale në emisionin “Top Talent” ku është përballur me pyetjet e njërës prej konkurrenteve.

E pyetur nëse është në një lidhje dashurie, Bejleri u mundua të mos e jepte përgjigjen drejtpërdrejt por ka nënkuptuar se në jetën e saj është dikush që e bën të lumtur dhe e përkrahë vazhdimisht.

Ilda Bejleri (Foto: YouTube)

“Mendoj se njeriu padiskutim se ka nevojë për një mbështetje, qoftë morale apo psikologjike. Do të thotë që njeriu ka nevojë për dikë tjetër që të jetë i lumtur”, ka thënë ajo.

“E rëndësishme është që të jesh i lumtur dhe padiskutim të kesh një mbështetje edhe këto janë gjërat më të rëndësishme them unë sesa statusi single apo jo”, është shprehur ndër të tjerash prezantuesja Bejleri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ilda Bejleri

Ajo nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth lidhjes, por thekson se ndihet e kompletuar.

Ndërkaq, Ilda vazhdon të jetë ndër bukuroshet e sportit që ka pushtuar ekranet gjithnjë me sharmin dhe pozitivitetin që përcjell. /Telegrafi/