Të hënën një tjetër mbrëmje me plotë emocione në kuizin “Detektivi” është përmbyllur në RTV Dukagjini.
Në episodën e 17-të në garë kanë qenë tre persona të profesioneve të ndryshme.
Eksperti i Teknologjisë së Informacionit nga Prishtina, Ilaz Kozhani, frizerja po ashtu nga Prishtina, Donjeta Ajvazi si dhe Alfred Halili nga Gjilani me profesion jurist ishin konkurrentët e kësaj nate.
Pavarësisht se gara është e fortë dhe e ngushtë, ashtu si çdo mbrëmje fitues i episodës është vetëm njëri konkurrent.
Kësaj radhe vendin në çerekfinale e siguroi 42-vjeçari nga Prishtina, i cili dha më shumë përgjigje të sakta sa dy garuesit tjerë.
Shumë shpejt Detektivi do të fillojë me fazën e çerekfinales, ku gara e fortë është e garantuar.
Kujtojmë, fituesi i “Detektivit” shpërblehet nga produksioni me veturën e markës ‘Renault Clio’.
Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15./Telegrafi/