Site icon Telegrafi

Ilaçi për flokët e dëmtuara: Mjaltë e kokos dhe problemi zgjidhet shumë lehtë

Vajzat shpeshherë janë të gatshme të shpenzojnë shumë para dhe kohë për ta ruajtur bukurinë.

Por, jo shumë femra e din se është e mundur të duken të përsosura edhe pa përdorur mjete profesioniste dhe produkte të bukurisë, transmeton Telegrafi.

Një brengë e zakonshme që i preokupon femrat janë flokët e dëmtuara.

Dhe, ndonëse mund të jeni e mërzitur për këtë, ekspertët më poshtë ju sjellin një recetë krejtësisht natyrale për ta rregulluar këtë problem.

Maska me mjaltë dhe kokos për t’i trajtuar flokët e dëmtuara

Vaji i kokosit veçse është dëshmuar për efikasitetin që ka në kozmetikë.

Vaji i kokosit përdoret  në trup, fytyrë, produkte të thonjve, por vetitë më të mira zbulohen kur përdoret në flokë.

Në mënyrë që t’i bëni flokët më të buta dhe më të shëndetshme, përgatiteni një maskë me mjaltë dhe vaj kokosi.

Katër lugë gjelle vaj kokosi vendosni në një enë dhe nxejeni në mikrovalë për 20 sekonda.

Pastaj, shtojani 2 lugë gjelle mjaltë dhe përziejeni atë.

Maskën vendoseni në flokë dhe lëreni ashtu për 40 minuta, pastaj pastroni flokët me shampon.

Këtë produkt përdoreni një herë në javë dhe rezultatet e mahnitshme do t’i korri shumë shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version