Ju mundojnë kolli kronik dhe bronkiti? Provoni këtë përzierje, do të jeni të kënaqur me rezultatet!
Falë cilësive të fuqishme të mjaltit dhe bananes, do të shëroni inflamacionin e dhembshëm të fytit, kollën, madje edhe problemet me stomakun, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 400 ml ujë të vluar,
– 2 banane të madhësisë mesatare me pikla të zeza,
– 2 lugë të vogla mjaltë
Përgatitja:
Më parë qëroni bananet dhe shtypni me pirun apo me lugë. Është mirë që t’i shtypni me lugë druri, sepse luga e metalit do t’i japë ngjyrë të errët.
Pastaj bananet qitni në tenxhere dhe shtoni ujin e vluar. Lërini që të shkrihen afro gjysmë ore.
Kur përbërja të ftohet, shtoni mjaltin. Është me rëndësi që mjaltin ta shtoni në fund, sepse, nëse e përzieni me ujin e vluar, do të humbë cilësitë shëruese.
Përdorimi:
100 mililitra të kësaj pijeje pini katër herë në ditë.
Sasia e përbërësve nga receta është e mjaftueshme për një ditë, ndërkaq në mëngjes bëjeni sasinë e re. /Telegrafi/