Site icon Telegrafi

Ilaçi magjik për gjumë: Mjafton ta konsumoni një gotë dhe do të flini brenda një minute

Gjumi i mirë është esencial për tërë trupin dhe ndikon në të gjitha aktivitetet që i bëjmë gjatë ditës.

Prandaj, është kruciale ta gjeni një mënyrë se si t’i zgjidhni problemet e gjumit dhe të flini 8 orë çdo natë, transmeton Telegrafi.

Sot, ne do t’ju prezantojmë një përzierje fantastike e cila ju ndihmon ta luftoni pagjumësinë – dhe gjithçka është natyrale!

Vetëm një gotë e kësaj përzierje magjike dhe ju do të flini në afat rekord.

Ky ilaç përmban qumësht dhe mjaltë. Këta dy përbërës janë përdorur me shekuj të tërë për shkak të përfitimeve të jashtëzakonshme që i kanë, e veçanërisht janë efektivë në rastet e pagjumësisë dhe problemeve tjera me gjumë.

Përbërësit:

– 1 lugë çaji mjaltë
– 180 mililitra qumësht
– 1 pikë ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Nxeheni qumështin në një tenxhere të vogël, por mos e lini të vlojë. Largojeni atë me kohë, derdheni në një gotë dhe pastaj shtojeni mjaltën me vanilje. Përziejeni pijen.

Një gotë të kësaj përzierje konsumojeni para gjumit! /Telegrafi/

Exit mobile version