Telegrafi

Ilaçi Iomazenil bllokon efektin e alkoolit

Ata i kanë kryer testimet në simulatorët e vozitjes për të zbuluar nëse njerëzit mund të ulen të sigurt në timon nëse kanë konsumuar Iomazenil dhe pirë ndonjë gotë më shumë.
Ata që kanë konsumuar Iomazenil kanë më pak shanse për të bërë tetëshe nëpër rrugë dhe reflekset i kanë më të mira se ata që kanë pirë njëjtë, por nuk kanë marrë ilaçin, përcjell Daily Mail.

“Ilaçi i cili ka potencial të bllokojë gjithë veprimin e alkoolit në sistemin qendror nervor mund të bëhet trajtim unik për alkoolizmin dhe të reduktojë dëmin që ky ves ia shkakton mëlçisë dhe organeve tjera”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Deepak D’Souza. /Telegrafi/