Telegrafi

Ilaçi “Hidroksiklorokin” për coronavirus nuk po përdoret as në Kosovë

Ilaçit “Hidroksiklorokin”, i cili përdorej në Kosovë për kurimin e pacientëve të infektuar me coronavirus (COVID-19), tanimë nuk po përdoret as në vendin tonë. Kjo pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pezulloi përkohësisht përdorimin e tij për shkaqe të sigurisë.

Infektologu Salih Ahmeti bën të ditur se në Infektivë nuk po përdoret një ilaç i tillë, dhe se sipas tij, nuk ka as arsyeje.

“OBSH e ka pezulluar deri në një vendim të ardhshëm, por ne i kemi kryer rastet, edhe me dashtë dhe me pas indikative që kanë nevojë me përdorë ‘Hidroksiklorokin’. Sidoqoftë ai bari tek ne është treguar pa efekte anësore dhe me efekte të mira. Por ne jemi në përfundim të epidemisë dhe edhe po të duam me përdorë nuk kemi arsyeje”, deklaroi Ahmeti, për KosovaPress.

Ky ilaç përdorej vetëm shtatë ditë tek pacientet, ndërsa në Infektivë thonë se nuk kanë vërejtur efekte anësore.

Drejtori i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus më 25 maj, organizoi një konferencë për shtyp, ku deklaroi se “Lancet” (revistë mjekësore) publikoi një studim të vëzhgimit të efekteve të hidroksilkolinës dhe kloracinës dhe efektet e tyre tek pacientët e shtruar nga COVID-19.

Zyrtarët njoftojnë se niveli i vdekshmërisë së pacientëve është më i lartë nëse këto ilaçe përdoren vetëm apo të kombinuara me makrolide (një lloj i antibiotikëve)”.

Ilaçi, i cili u njoftua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi të përdoret për t’u mbrojtur kundër llojit të ri të koronavirusit, por u raportua se ai rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/