Një pjesë e ilaçeve për sëmundjet e rralla kanë ardhur në Maqedoni, por të sëmurët presin me muaj që t’i marrin pasi që procedura ka ngecur te aspekti ministri-klinika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas TV Telma, tenderi për ëilson ka përfunduar, por Ministria nuk bën porosinë deri sa nuk e merr kërkesën për sasi konkrete të ilapit nga ana e klinikave. Ndërkaq këta të fundit nuk kanë dijeni që duhet të dorëzojnë një informacion të tillë.
Zv. ministri i shëndetësisë e hedh fajin te klinikat, duke amnistuar veten nga përgjegjësia, duke theksuar se kompetencat i ka marrë para dhjetë ditësh./Telegrafi/