Site icon Telegrafi

Ilaçet e shëndetit mendor, më të shiturat në Maqedoni, mjekët me apel drejtuar qytetarëve

Recetat më të shpeshta që i kërkojnë qytetarët nga mjekët amë, janë ilaçet që trajtojnë e shëndetit mendor, siç janë diazepami, lexiliumi etj, të dytët antibiotikët, kurse të fundit janë analgetikët.

Kështu thotë për Tvm2 mjeku i përgjithshëm Orhan Islami.

Ai thotë se këto ilaçe mund të kamuflojnë por jo edhe të shërojnë gjendjen e rënduar shëndetësore.

Ai fton pacientët të ndjekin seanca te psikologu apo psikijatri para përdorimit.

“Sipas mjekëve në RMV, shifrat janë tepër shqetësuese sa i përket përdorimit të barërave të shëndetit nervor, të çrregullimit të panikut dhe ankthit, ky numër është më i madh sesa numri i përgjithshëm i banorëve të këtij vendi. Efektet anësore të këtyre barnave është varësia. Ato nuk e zgjidhin problemin por e kamuflojnë, edhe atë në afat të shkurtër ditor apo mujor. Në vendet e zhvilluara evropiane çdo pacient fillimisht ndjek senaca me psikologun, apo me psikijatër, ndërsa në RMV ky numër është tejet i ulët”, tha Orhan Islami, mjek.

Mjeku Islami bën thirrje për kujdes edhe për konsumimin e antibiotikëve.

“Antibiotikët janë një lloj terapie e cila përdoret për trajtime bakteriale e jo virale dhe përdorimi i tepërt i këtyre antibiotikëve është edhe shkaktar i fortë i rezistencës e cila krijohet prej antibiotikëve.Efektet anësore të antibiotikëve janë të mëdha së pari vie te shkatërrim i mikroflorës normale të organizmit, komplikimet e tjera siç janë dijarea, reaksionet alergjike serioze që mund të kërkojnë edhe shtrim në spital”, tha Islami.

Qytetarët thonë se furrnizimi i barnatoreve me ilaçe nuk mungon.

Çdo farmaci ka çmimore të ndryshme, ndërsa qytetarët blejnë ilaçe varësisht nevojës që kanë.

“I përdorim për ndonjë grip, kokëdhimbje e kështu të lehta”, tha një qytetar.

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se në RMV, brenda një viti janë përshkruar mbi 2 milion e 400 mijë receta.

Mjekët apelojnë për kujdes më të madh gjatë pirjes së ilaçeve, sepse çdo sëmundje kërkon trajtimin e duhur.

Exit mobile version