Shumë ilaçe kundër depresionit mund të shkaktojnë shtim në peshë. Zgjidhja nuk është ndalja e marrjes së ilaçeve kundër depresionit, sepse njerëzit që vuajnë nga depresioni i padiagnostikuar dhe i patrajtuar gjithashtu kanë një rrezik të grumbullimit të kilogramëve të tepërt.
Nëse vëreni që po trasheni prejse keni filluar të merrni ilaçe kundër depresionit, gjithsesi konsultohuni me mjekun. Ai ndoshta do t’ua zvogëlojë dozën e ilaçeve ose do t’ua përshkruajë ndonjë ilaç tjetër.
Sido që të jetë, ekspertët rekomandojnë ushtrime për shkak se ato do të ndikojnë shkëlqyeshëm në mendjen tuaj, por edhe në vitalitetin tuaj.
Gjithashtu disa ilaçe të cilat i lehtësojnë simptomat e artritit reumatoid, shtypjes së lartë të gjakut. migrenës dhe urthit, mund të shkaktojë shtim në peshë.
Disa ilaçe mund ta rrisin oreksin dhe metabolizmin e ngadaltë.
Nëse nuk i keni ndryshuar shprehitë tuaja të jetesës, dhe e vëreni grumbullimin e kilogramëve nga fillimit i marrjes së ndonjë ilaçi, gjithsesi konsultohuni me mjekun. Ai mund t’ua gjejë ndonjë tjetër ilaç që nuk do të shkaktojë trashje. /Telegrafi/