Telegrafi

Ilaçet antireumatike rrisin riskun e ulcerës dhe vdekjes

Prof. dr. M. Enver Dolar, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Uludag, thotë se dhimbjet e kyçeve janë ndër arsyet më të shpeshta të cilat na çojnë tek doktori.

Përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastrointestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni. Në analizat e bëra endoskopike është parë që përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamator rrezikohen dy herë më shumë se të sëmurët me gastrit duodenal.

Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe non-steroid anti-inflamator brenda javës së fundit. /Telegrafi/