Site icon Telegrafi

Ilaç popullor kundër zbokthit

Nëse jeni mërzitur nga ky problem atëherë ky ilaç natyral është i krijuar pikërisht për ju.

Përbërësit:
– dy lugë kafeje ekstrakt të trumzës
– dy lugë kafeje ekstrakt të rozmarinës
– ½ gotë ujë të distiluar
– ½ gotë uthull molle

Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të sterilizuar të qelqit dhe përziejeni mirë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa uji të avullojë.

Këtë përzierje nga Living shfrytëzojeni në vend të shamponit. Mos harroni të vendosni nga kjo përbërje para se të flini. /Telegrafi/
 

Exit mobile version