“Nga Mesjeta përgatitet dhe shitet një recetë speciale e mbështjellë në një hajmali të vogël, e cila blerësit ia lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga dashuria”, tha Ulle Noodaper, farmacistja e cila punon në farmacinë “Raepateek”, që është hapur për herë të parë në Talin në vitin 1422.
Mendohet se “Raeapteek” është farmacia më e vjetër në Evropë, e cila punon që 588 vjet. “Ne vazhdojmë me prodhimin e ilaçeve nga bajamet, sepse kërkesa për këto ilaçe gjatë këtij shekulli nuk është zvogëluar, dhe vazhdimisht paraqiten pacientë të rinj të cilët kërkojnë ilaç kundër dhimbjes së dashurisë”, thotë Ulle.
Natyrisht ende ruhet sekreti i recetës së vjetër, ndërsa përbëhet 72 % prej bajameve dhe 28 % prej përbërësve tjerë të cilët nuk bëhen publik. Ilaçi shitet në dozë prej 40 gramëve dhe kushton një euro.