Disfunksioni erektil është fenomen mjaft i zakonshëm, në veçanti te meshkujt mbi 40 vjet.
Problemet me ereksion mund të shkaktohen nga ngushtimi i enëve të gjakut, nga kolesterina e lartë dhe nga shtypja e lartë e gjakut, transmeton Telegrafi.
Konsumimi i tepërt i alkoolit, stresi, ankthi dhe lodhja mund të kontribuojnë në shkaktimin e impotencës.
Por, ngrënia e ushqimeve gjithashtu mund të jetë duke shkaktuar disfunksionit erektil, dhe mund të jetë duke ndikuar edhe në lëvizshmërinë e spermës.
Lëvizshmëria e dobët e spermës mund të shpijë në sterilitet – thonë ekspertët.
Sipas ekspertëve, një dietë tipike Perëndimore e cila përfshin konsumimin e sasive të mëdha të mishrave të përpunuar, karbohidrateve të rafinuara, dhe ëmbëlsirave – pra një dietë e pashëndetshme – mund të ketë ndikim në lëvizshmërinë e spermës.
Ky lloj i dietës, me përmbajtje të lartë të yndyrave, përveç ndikimit që ka në kualitet të spermës gjithashtu mund të shpijë në shtim të peshës.
Mbipesha apo obeziteti mund t’i ndryshojë nivelet e hormoneve, duke e zvogëluar nivelin e testosteronit dhe rrjedhimisht duke kontribuar në disfunksion erektil apo impotencë.
Ekspertët rekomandojnë t’i zëvendësoni ushqimet e fërguara me ushqime të shëndetshme.
Për spermë të shëndetshme, konsumoni peshk të freskët sepse përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-3.
Gjithashtu sterilitetin mund ta përmirësoni edhe duke ngrënë shumë pemë e perime sepse janë burime të mahnitshme të vitaminës C. /Telegrafi/