Kompania bioteknologjike "Cambridge Theranotic" beson se produkti i tyre do të tregojë efekt të njëjtë edhe në praksën klinikë, ngjashëm sikurse në fazën eksperimentale.
Hulumtimet kanë treguar se likopeni (substancë përbërëse e domates) bllokon oksidimin e LDL-kolesterolit (“kolesterolit të keq”), e cili është njëri nga përbërësit kryesor në formimin e pllakave aterosklerotike në arterie.
Sido që të jetë, njëherë duhet të priten edhe rezultatet e mëtutjeshme, të cilat aktualisht po zhvillohen në universitetet "Cambridge" dhe "Harvard".