Një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, në repartin psikiatrik, ka ikur dhe ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar presion psikik.
Siç njofton policia, i dyshuari i ka shkaktuar presion psikik bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte larguar nga QKUK reparti psikiatrik dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, viktimës femër kosovare, duke i shkaktuar presion psikik”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/