Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë mjaft aktiv gjatë këtij viti me projekte muzikore, gjersa nuk kanë munguar as koncertet e shumta.
Së fundmi ai është bërë pjesë edhe e shumë programeve festive, teksa vetëm pak ditë më parë bashkë me reperin Gjiko kanë shpërndarë dhurata fëmijëve të varfër nëpër SOS fshatrat e Kosovës.
Pas një angazhimi të madh në muzikë, ai ka vendosur që më në fund t’i jap vetes disa ditë pushim, ndaj dhe ka vendosur që të udhëtojë drejt Miamit, për të shijuar motin e ngrohtë atje.
Ledri ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet me rroba banje në plazh, teksa e ka lënë motin e ftohtë në Prishtinë. /Telegrafi/