Telegrafi

Iku me vrap nga banesa, kur në fotografi iu paraqit një “fantazmë” (Foto)

Natasha Boden po bënte fotografi, për të parë se si duket, me ngjyrën e re të flokëve.

Por, me të shikuar më mirë fotografitë, nëna e një vajze, ka filluar të bëj panik, transmeton Telegrafi.

Sipër krahut të saj, ajo ka parë një lloj fytyre.

Gruaja 26-vjeçare ka ikur nga banesa dhe po qëndron në hotel, ndërsa po kërkon banesë të re.

“Para disa javësh, disa njerëz erdhën në derën time dhe kërkuan të marrin një kufomë. Por, ata e kishin ngatërruar banesën, me një tjetër, ku kishte vdekur një njeri”, kujton Boden, për atë që i kishte ndodhur më parë.

Me këtë rast, ajo po mendon se në fotografi është shfaqur fantazma e atij që ka vdekur, dhe se banesa e saj është e pushtuar. /Telegrafi/