Telegrafi

Ikte nga policia duke ngarë veturën me 241 km/h, derisa vogëlushja 3-vjeçe që qëndronte prapa e ulur (Video)

Policia që kishte ndjekur një veturë që po lëvizte me shpejtësi prej 241 kilometra në orë, ka shokuar vajzën tre vjeçare e cila nuk mund të ndalte lotët nga frika derisa po qëndronte në pjesën e pasme të veturës që po ikte nga policia.

Gjatë ndjekjes 67 kilometërshe, shoferi Thomas Birkbeck është përplasur lehtë me të paktën pesë vetura tjera, transmeton Telegrafi.

Në disa zona ku kufizimi i shpejtësisë në ato rrugë ishte 80 kilometra, shoferi i pandërgjegjshëm kishte ngarë veturën me 210 kilometra në orë, duke u munduar të shmang kapjen nga policia, duke tejkaluar kamionë dhe vetura të ndryshme që ka mundur të qoj deri te një aksident fatal të trafikut.

Edhe pse më vonë është kapur nga policia dhe është dënuar me 32 muaj burgim, shoferi i veturës A4 ka tronditur qytetarët e Yorkshire si dhe televizonin 4TV, që përmes helikopterit kishte transmetuar drejtpërdrejt ndjekjen e veturës si në filma aksion. /Telegrafi/