Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi publik ka kërkuar nga qytetarët të iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së, për parandalimin e coronavirusit.
IKSHPK thekson se coronavirusi duhet mundur me kujdes e jo me frikë, transmeton Telegrafi.
“Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen”, thuhet në njoftim.
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENËN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!
Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 16 raste me coronavirus, 10 prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja e tyre është stabile./Telegrafi/