Telegrafi

IKSHPK: Sot të shëruar nga coronavirusi 63 pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë shëruar 63 pacientë të cilët ishin prekur nga virusi COVID-19.

IKSHPK bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1 mijë e 707 raste, kurse raste aktive janë 1 mijë e 302, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, IKSHPK ka njoftuar se nga testimet që kanë bërë sot me virus COVID-19, kanë rezultuar 73 qytetarë, duke çuar kështu në 3 mijë e 64 numrin e personave të infektuar.

Lexo po ashtu Edhe 73 raste të reja me coronavirus - 44 vetëm në Prishtinë

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”. /Telegrafi/