Telegrafi

IKSHPK: Situata epidemiologjike me COVID-19 me tendencë të rënies në javët në vazhdim, aktualisht 1,778 raste aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies në javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKSHPK njoftoi se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të dukshme të numrit të rasteve, 44%.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778. /Telegrafi/