Telegrafi

IKSHPK: Rastet me coronavirus janë në rritje në mënyrë rapide javën e fundit, vaksinohuni!

Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një komunikate për media ka thënë se rastet pozitive me coronavirus janë në rritje javën e fundit.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, në mënyrë që të shpëtojnë jetë, transmeton Telegrafi.

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar”, thotë IKSHPK.

Më poshtë, komunikata e plotë e IKSHPK-së:

Qytetarë të dashur!

Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19: VAKSINIMI!

Për hir të shëndetit tuaj!

Ju lutemi!
➡️ Vaksinohuni! ?

➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

➡️ Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

➡️ Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

➡️ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

➡️ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

➡️ Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

➡️ Vaksinohuni!
➡️ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 9,169 testime, 1,370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/