Site icon Telegrafi

IKSHPK: Pacientja e 16 e prekur me coronavirus është nga Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka dhënë detaje të reja lidhur me personin e 16 të prekur me coronavirus. 

IKSHPK bën të ditur se personi i 16 i prekur me coronavirus është një femër 39-vjeçare e ardhur nga Londra me vendqëndrim në Prishtinë,  transmeton Telegrafi.

“Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39-vjeç”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu IKSHPK: Ta mundim coronavirusin me kujdes e jo me frikë

IKSHPK bën të ditur se që nga data 13.03.2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri sot me 17.03.2020 gjithsej gjashtëmbëdhjetë raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë 7 raste nga fshati Stubëll e epërme – Vitisë, 4 raste nga komuna e Malishevës dhe me nga një rast komuna e Klinës, Prizrenit, Podujevës, Obiliqit dhe Prishtinës. Shtatë prej tyre raste të importuara tashmë nga vendet që raportojnë për qarkullim të COVID -19. Tetë prej tyre të gjinisë femërore dhe tetë mashkullore, rastet janë të grup-moshave 5 – 14 (2 raste), 15-24 (2 raste), 25 – 34 (3 raste), 35 – 44 (4 raste), 45 – 54 (2 raste), 55 – 64 (1 rast ) dhe mbi 70 vjeç (2 raste).

Dhjetë prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, gjendja e nëntë prej tyre është stabile përveç rastit të moshës 77 vjeçare i cili kohë pas kohe lehtësisht e rënduar dhe me Oksigjenoterapi./Telegrafi/

 

Exit mobile version