Site icon Telegrafi

IKSHPK ndryshon moshën e viktimës nga Mamusha, pas reagimit nga Drejtoria e Shëndetësisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë (IKSHPK), ka bërë një gabim ditën e enjte duke njoftuar gabimisht për moshën e një personi që kishte vdekur nga COVID-19.

IKSHPK kishte njoftuar se një 31-vjeçar nga Komuna e Mamushës ka humbur jetën nga coronavirus, ndërsa pas këtij njoftimi kishte reaguar Komuna e Mamushës, duke thënë se personi që ka ndërruar jetë është i moshës 72 vjeçar, transmeton Telegrafi.

Pas reagimit të Komunës së Mamushës, IKSHPK ka ndryshuar moshën e viktimës mirëpo nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë.

Lexo po ashtu Komuna e Mamushës demanton IKSHPK-në për lajmin se ka vdekur 31-vjeçari nga COVID-19

Ndryshe, trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, është duke vazhduar ndërsa vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 807 raste të reja, derisa numri i viktimave ka arritur në 874./Telegrafi/

Exit mobile version