Telegrafi

IKShPK: Daljet masive janë të rrezikshme, kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë sërish apel te qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

IKShPK përmes një njoftimi ka thënë se në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.

“Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!

Sot edhe dy raste fatale me COVID-19!
Ngushllime Familjeve!

Të nderuar familjarë të të moshuarve:
Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!

Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve!
Kjo është e rrezikshme!

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.

Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familjar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne:
JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI! /Telegrafi/