Telegrafi

IKSHPK: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi akoma gjendet në mesin tonë

Pas rasteve të fundit me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se virusi ende është në mesin tonë.

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në shkrimin e publikuar në Facebook.

IKSHPK-ja njofton se sonte u konfirmuan 19 raste të reja pozitive në Prizren e 2 në Suharekë.

“1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson instituti.

Nga rastet e reja IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.