Site icon Telegrafi

IKSHP apelon: Mos luani me mjete piroteknike!

Në prag të festave të fundvitit, nëpër qytetet të Kosovës tashmë janë shpeshtuar shpërthimet e mjeteve piroteknike, që bëhen nga kryesisht fëmijët, kurse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), ka dalë me një apel.

IKSHP apelon te qytetarët të mos luajnë me mjete piroteknike.

“Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike!”, thuhet në pel, transmeton Telegrafi.

“Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve! Ndihmoni të varfrit nëse keni tepër të holla për të ble mjete piroteknike!”, thuhet në apelin e IKSHP./Telegrafi/

Exit mobile version