Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e coronavirusit, ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive, kurse 69 persona janë shëruar.
IKSHP ka njoftuar se aktualisht janë 1 mijë e 328 raste aktive.
Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.
IKSHP ju ka bërë thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën.