Samantha Fox, një legjendë e popit të viteve 1980, kaloi një natë në burg pasi u arrestua për një përplasje të dyshuar në një aeroplan.
Modelja dhe ylli i popit, 56 vjeçe, ishte në një fluturim të British Airways për në Mynih, kur dyshohet se kishte një mosmarrëveshje me një pasagjer tjetër.
Avioni ishte në pistë gati për ngritje, por u kthye në Heathrow të Londrës pas një problemi që kishte.
Pasagjerët e tij duhej të zbrisnin dhe u vendosën në një hotel. Më pas ata bënë udhëtimin të nesërmen.
Policia tha se një grua rreth të 50-ave u arrestua me dyshimin se ishte e dehur në bordin e një avioni dhe u lirua me kusht deri në mars.
Fox tha se ajo po ndihmon me hetimin dhe “i vjen thellësisht keq për çdo ndërprerje të shkaktuar”.
Ylli u godit nga tragjedia në mars të vitit të kaluar pasi motra e saj Vanessa vdiq papritur pas një ataku në zemër, në moshën 50-vjeçare. /Telegrafi/