Telegrafi

Ikona e modës dhe manekini: Njihni çiftin e veshur më bukur në botë! (Foto)

Nëse kërkoni çiftin që do t’ju mahnitë, Olivia dhe Johannes, të martuar para pak kohësh, janë çift i përsosur. Mirëpo, cilat janë saktësisht arsyet përse janë aq të mrekullueshëm?

Në të vërtetë, ata e kuptojnë perfekt modën. Për veshjet e tyre, të përbashkëta dhe të veçanta, gjithmonë marrin falënderime, transmeton Telegrafi.

Johannes Huebl është gjerman me prejardhje, manekin i cili ka punuar për “Hugo Boss” dhe “Ralf Lauren”, por njëherësh edhe një ndër meshkujt të veshur më së miri në botë.

Olivia Palermo është bërë ikonë mode, personalitet i faqes së parë dhe blogiste e cila radhit lëvdata në favor të stilit të saj romantik, eklektik dhe femëror.

Këta të dy kanë bashkëpunuar në fushatën për Qendrën tregtare në Melburn, në të cilën Palermo ka qenë manekine kryesore, ndërkaq fotograf ka qenë Huebl.

“Të punosh bashkërisht është përvojë e mrekullueshme. Kur kemi një rast të tillë, thjesht kënaqemi”, thotë Olivia.

Gjithashtu ajo thotë që dëshiron të punojnë bashkë edhe në aspektin redaktorial dhe para kamerave.

“Kemi punuar bashkë për kompanitë “Mango”, “Mercedes Benz” dhe për disa të tjera. Natyrisht, që punoni paksa më ndryshe kur xhironi me bashkëshorten, mirëpo gjithsesi është super”, thotë Johannes, duke shtuar se si pikërisht të dashurën e vet e ka fotografuar për botimin e shtatorit të “Harper’s Bazaar”-in latino-amerikan.

Edhe pse janë glamurozë, ulen në rendet e para në ngjarjet më të rëndësishme të modës, kanë udhëtuar në gjithë botën, madje edhe fotografitë e paparacëve duken si të ishin nga revista, ky çift normalisht është i mrekullueshëm. 

/Telegrafi/