Manjati i hip-hopit, Dr. Dre, u nderua zyrtarisht me yllin e tij në “Hollywood Walk of Fame”.
Reperi dhe producenti nga Compton u nderua gjatë një ceremonie të martën në mëngjes në 6840 Hollywood Blvd.
Atij iu bashkuan yjet e rap-it, Snoop Dogg, manjati i muzikës Jimmy Iovine dhe drejtuesi i radios, Big Boy.
Dr. Dre mori yllin e 2775-të në “Hollywood Walk of Fame”.
Kur Snoop u ngjit në podium, ai tha dy fjalë për yllin e famshëm.
“Dua të më falënderoj”, tha reperi teksa qeshi bashkë me turmën. Ai falënderoi veten për punën me Dr. Dre që në vitet ’90.
Duke lënë mënjanë batutat, ai e përshkroi Dr Dre si “mësuesin tim, mentorin, vëllanë, kujdestarin, mbrojtësin dhe më e rëndësishmja, një mik të mirë”.
“Ti gjithmonë nxjerr në pah më të mirën e qenit Dr. Dre, dhe këtë unë e vlerësoj. Nuk do të kishte Snoop pa Dre. Së bashku, ne krijuam magji në studio dhe bashkëpunimet tona kanë lënë një gjurmë të qëndrueshme në botën e muzikës”, tha ndër të tjerash Snoop.
Fituesi shumë herë i ‘Grammy’-t bashkë-themeloi grupin rap ‘NWA’ dhe më pas nisi karrierën e tij të suksesshme solo me publikimin e këngës së mirënjohur të vitit 1992 “The Chronic”.
Ai gjithashtu ka mentoruar dhe punuar me super yje të tjerë të hip-hop si Eminem, 50 Cent dhe Kendrick Lamar. /Telegrafi/